Republika e Kosoves

Podujevë

Kryetari Bulliqi i jep mirënjohje dhuruesit të autoambulancës

2024/08/12 - 7:03

Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, sot e ka pritur në zyrë bashkatdhetarin Shaban Krasniqin, i cili para pak kohësh i ka dhuruar QKMF-së një autoambulancë.

Me këtë rast, kryetari Bulliqi e nderoi me një mirënjohje bashkatdhetarin Krasniqi, i cili jeton në Suedi.

Bulliqi e falënderoi edhe njëherë Shaban Krasniqin për autoambulancën e dhuruar për QKMF-në.

Ky automjet do të jetë në dispozicion të personelit mjekësor për të ofruar shërbime në terren për pacientët tanë.