2024/09/10 - 7:58
Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dje ka zhvilluar takim me bizneset lokale për t’i falënderuar ato për ndihmën dhe kontributin e ofruar në organizimin dhe zhvillimin e Manifestimit “Ditët e Diasporës”.
Në shenjë respekti e falënderimi përfaqësuesve të bizneseve u janë ndarë mirënjohje në emër të Kryetarit të Komunës dhe është organizuar një koktej rasti.