2024/12/27 - 3:14
Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) i Komunës së Podujevës, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, të udhëhequr nga kryesuesi Hilmi Hoxha, ku u diskutuan pikat e rendit të ditës dhe u dhanë rekomandimet e tyre për shqyrtim në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës së Podujevës, e cila do të mbahet më 30 dhjetor 2024, nga ora 10:00.
Në fillim të mbledhjes drejtoresha e Drejtorisë për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi, Saranda Stublla, paraqiti një pikë si propozim për përfshirje në rend dite, e cila u mbështet nga anëtarët e Komitetit.
– Propozim Vendim për Kompensimin e anëtarëve të aksionarëve të Ndërmarrjeve Publike Lokale
Për këtë mbledhje është propozuar ky rend dite;
1. Raportim i Kryetarit të Komunës lidhur me realizimin e projekteve për vitin 2024
2. Draft Plani i Mobiltetit të Qëndrushëm Urban në Komunën e Podujevës 2025-2029
3. Diskutim për parandalimin e fenomeneve negative të adoleshentëve dhe të rinjve në Komunën e Podujevës (vazhdim i diskutimit nga mbledhja e kaluar e mbajtur më 11.12.2024)
4. Propozim Vendim për Kompensimin e anëtarëve të aksionarëve të Ndërmarrjeve Publike Lokale
Në fund të mbledhjes kryesuesi Hoxha rekomandoi që në fillim të mbledhjes së ardhshme të kuvendit do të bëhet betimi i anëtarëve të rinj të kuvendit Qendresa Haliti dhe Fatmir Gashi, të cilët do jenë pjesë e Kuvendit komunal të Podujevës.