2024/11/20 - 9:48
Komuna e Podujevës në bashkëpunim me Organizatën Internacional Charity Organization nga Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë ndihmuar me pako ushqimore, higjienike dhe miell 100 familje sociale.
Përzgjedhja e familjeve përfituese të pakove ushqimore është bërë nga lista e familjeve me asistencë sociale nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Qendrës për Punë Sociale, kurse financimin e pakove e ka bërë Organizata nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Procesin e shpërndarjes së pakove e përcolli edhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Adelina Stublla dhe drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale, Makfirete Zeka, të cilat i falënderuan përfaqësuesit e organizatës për dhurimin e pakove për familjet me gjendje jo të mirë ekonomike.