2024/09/20 - 9:24
Në Bibliotekën e Qytetit në Podujevë është vendosur një kënd i leximit me libra gjermanë, të cilën e ka dhuruar Ambasada Gjermane në Kosovë.
Përmes këtij këndi me libra dhe revista gjermane, lexuesit kanë mundësinë të njohin edhe historinë e krijimit të Kushtetetuës gjermane, rolin e të rinjve në demokracinë e sotme, etj.
Në hapjen e këndit të leximit mori pjesë drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit Vlora Humolli dhe shefja e Kabinetit të Kryetarit, Edona Çitaku.
Drejtoresha Humolli e falënderoi përfaqësuesin nga Ambasada z.Christian Böttcher për donacionin e dhuruar duke vlerësuar si një hap të rëndësishëm për njohjen e historisë dhe kulturës gjermane nga të rinjtë tanë.