Republika e Kosoves

Podujevë

Në QKMF u zhvillua aksion për dhurim të gjakut

2024/09/20 - 7:46

Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut bashkë me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë kanë organizuar aksion për dhurim të gjakut. Aksioni është mbajtur të enjten në ambientet e QKMF-së dhe ka pasur për qëllim përmbushjen e nevojave të QKTGJ-së me gjak, ku gjithsej 54 qytetarë kanë dhuruar gjak.

Për të parë ecurinë e këtij aksioni, Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, ka qenë gjatë ditës së enjte në QKMF. Ai i ka falënderuar qytetarët që i janë përgjigjur thirrjes për të dhuruar gjak dhe stafin e QKMF-së dhe QKTGJ-së për organizimin e këtij aksioni.

Kryetari Bulliqi theksoi rëndësinë e dhurimit të gjakut nga qytetarët që gëzojnë shëndet të mirë, pasi dhurimi i gjakut shpëton jetë.

Gjatë kësaj vizite, Kryetari i ka përcjellë edhe punimet që janë duke u zhvilluar në njësinë e Radiologjisë në QKMF.