Republika e Kosoves

Podujevë

Nënkryetarja Lahu priti në takim një delegacion nga Zyra e Kryeministrit

2024/10/30 - 3:03

Nënkryetarja e Komunës, Marigona Lahu, priti në takim Grupin punues ndërinstitucional për parandalimin e martesave të hershme të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian të kryesuar nga Elizabeth Gowing, njëherit këshilltare e Kryeministrit për Çështjet e Komuniteteve.

Gjatë takimit u diskutua për dukurinë e martesave të hershme te komuniteti pakicë, strategjitë për edukimin e prindërve dhe fëmijëve dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve për të parandaluar këtë fenomen.

Nënkryetarja Lahu theksoi rëndësinë e trajtimit të kësaj teme të ndjeshme për gjithë komunitetin e veçanarishtë për shëndetin e nënave të reja. Ajo tha se është thelbësore të bëhet rritja e ndërgjegjësimit te komuniteti joshumicë dhe të bëhet forcimi i mekanizmave për mbështetjen e familjeve në nevojë.

Ndërkohë, Elizabeth Gowing, tha se kanë filluar vizita në komuna për të parë se si është gjendja sa i përket martesave të hershme.

Pjesëmarrësit theksuar angazhimet e tyre për të punuar bashkë duke ofruar resurse dhe mbështetje për të garantuar një të ardhme më të sigurt për të rinjtë dhe të rejat e komuniteteve joshumicë.