2025/02/11 - 11:53
Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi bashkë me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për realizimin e projektit “Ndërtimi i sallës së sportiti në ShFMU ‘Shaban Shala’ në Podujevë”.
Kryetari Bulliqi theksoi se me realizimin e këtij projekti, nxënësit e kësaj Shkolle do të kenë një vend të përshtatshëm për të mbajtur orët e edukimit fizik dhe shëndetit, nga ku nxënësit mund do ta zhvillojnë talentin e tyre sportiv.
“Në janar e kemi përuruar sallën e sporteve në Shkollën “Naim Frashëri”, kurse në ndërtim janë edhe sallat sportive në Shkollën ‘Enver Maloku’ dhe ajo në fshatin Sfeçël. Kështu dalëngadalë po e kompletojmë infrastrukturën sportive nëpër shkolla”, tha Bulliqi.
Vlera e paraparë për këtë projek trevjeçar është 480,000.00 euro, ku 450,000.00 euro i financon MASHTI, kurse 30,000.00 Komuna.
Bazuar në këtë marrëveshje, MASHTI për vitin 2025 ka planifikuar 130,000.00 euro, për vitin 2026 300,000.00 euro, kurse për vitin 2027 20,000.00 euro.