Republika e Kosoves

Podujevë

Njoftim

2024/11/12 - 2:23

Organizohet ceremonia e inaugurimit të objektit të ri të Urgjencës

Të mërkurën më 13 nëntor, prej orës 15:00 do të mbahet ceremonia e përurimit të objektit të ri të Urgjencës së qytetit.

Në këtë ceremoni do të marrë pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, Kryetari i Komunës së Podujevës, z.Shpejtim Bulliqi, ministri i Shëndetësisë, z.Arben Vitia, zyrtarë të Organizatës “Qatar Charity” (si bashkëfinancues të projektit) dhe zyrtarë të tjerë nga niveli qendror e lokal.

Ky objekt modern është ndërtuar në bashkëpunim ndërmjet Komunës së Podujevës dhe Organizatës “Qatar Charity”, ku 600 mijë euro janë investuar nga Komuna, kurse 1.1 milionë euro nga kjo Organizatë.

Përveç Urgjencës, aty parashihet të ofrohen edhe shërbime tjera shëndetësore.