2024/12/29 - 1:43
Ju njoftojmë se më 30.12.2024 (e hënë) në orën 10:00, në sallën e mbledhjeve të kuvendit, mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Podujevës.
Për këtë mbledhje është propozuar ky:
REND DITE
1. Raportim i Kryetarit të Komunës lidhur me realizimin e projekteve për vitin 2024
2. Draft Plani i Mobiltetit të Qëndrushëm Urban në Komunën e Podujevës 2025-2029
3. Diskutim për parandalimin e fenomeneve negative të adoleshentëve dhe të rinjve në Komunën e Podujevës (vazhdim i diskutimit nga mbledhja e kaluar e mbajtur më 11.12.2024)
4. Propozim Vendim për Kompensimin e anëtarëve të aksionarëve të Ndërmarrjeve Publike Lokale
5. Të ndryshme