2024/09/30 - 2:51
Sot është pensionuar zyrtari komunal i Drejtorisë së Administratës, Latif Mehmeti.
Në këtë ceremoni, përveç zyrtarëve komunalë ka marrë pjesë edhe Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, i cili e falënderoi Mehmetin për kontributin e dhënë për qytetarët dhe institucionin e Komunës.
Në shenjë mirënjohje, Kryetari i ndau edhe një mirënjohje dhe një dhuratë simbolike dhe i uroi shëndet dhe rehati pranë më të dashurve të tij.
Latif Mehmeti ka qenë koordinator i Komitetit të fshatrave në Komunën e Podujevës.