Republika e Kosoves

Podujevë

U mbajt mbledhja e Komitetit për Komunitete

2024/09/06 - 12:56

Komiteti për Komunitete i Kuvendit të Komunës së Podujevës ka mbajtur mbledhjen e radhës, të cilën e udhëhoqi kryesuesi i Komitetit, Xhafer Ademi.

Gjëta kësaj mbledhje është diskutuar mbi informatë për fillimin e vitit të ri shkollor, të cilën e prezantoi shefi i Drejtorisë së Arsimit, Xhevat Llugaliu. Ai tha se viti i ri shkollor ka filluar pa ndonjë telashe. Llugaliu foli edhe për pajisjen e nxënësve me libra, proces ky që është duke u realizuar nëpërmjet rimbursimit të mjeteve nga Qeveria për blerjen e teksteve shkollor për nxënësit e klasave 1-9.

Gjatë kësaj pike të rendit të ditës u fol edhe për regjistrimin e nxënësve të komuniteteve joshumicë në shkolla të mesme të larta për vitin 2024/25.

Udhëheqësi i Zyrës për Komunitete dhe Kthim, Liman Zeqiri, informoi anëtarët e Komitetit për platformën që është bërë nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në kuadër të Zyrës së Kryemnistrit për fuqizimin e komuniteteve joshumicë dhe shprehi gatishmërinë për aktivizimin e gjitha mekanizmave komunalë për përkrahje të arsimimit për të gjitha komunitetet pakicë në Komunën e Podujevës.

Në fillim të mbledhjes u miratua procesverbali nga mbledhja e Komitetit për Komunitete e mbajtur më 5 gusht 2024.

Çështjet që u diskutuan në pikën “Të ndryshme”, kryesuesi Ademi tha se do t’i adresojë në drejtoritë përkatëse.