Republika e Kosoves

Podujevë

Podujeva shënon Ditën Botërore pa Makina në kuadër të Javës së Mobilitetit

2024/09/22 - 7:49

Në Podujevë u shënua Dita Botërore pa Makina, një aktivitet që u organizua në kuadër të Javës së Mobilitetit, me qëllim promovimin e lëvizshmërisë pa makina dhe reduktimin e ndotjes së ajrit.

Ky aktivitet u realizua nga Komuna e Podujevës, Ministria e Mjedisit dhe organizata joqeveritare që angazhohen në promovimin e çiklizmit dhe alternativave të tjera që janë më miqësore me mjedisin.

Në qytet dhe rrugët periferike në gjatësi prej 2.1 km u përshkua ky shteg i lëvizjes me biçikleta dhe trotinetë. Gjatë këtij aktiviteti morën pjesë drejtorët Vlora Humolli-Jashanica dhe Leutrim Krasniqi, ky i fundit mbajti një fjalë rasti ku shprehu mbështetjen për nisma të tilla që synojnë një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm.

Ky aktivitet synon të ndërgjegjësojë publikun për rëndësinë e përdorimit të mjeteve alternative të transportit.