Republika e Kosoves

Podujevë

Shkolla e Kitarës “Mirela” performoi në Sheshin “Katër Dëshmorët”

2024/08/09 - 9:43

Mbrëmë gjatë orëve të vona, në hapësirën e Sheshit “Katër Dëshmorët” nën tingujt e kitarës, u mbajt performancë nga Shkolla e Kitarës “Mirela”.

Gjatë këtij aktiviteti kulturor që është mbajtur në kuadër të Manifestimit “Ditët e Diasporës”, të pranishmit i argëtuan nxënësit e kësaj Shkolle, të cilët përmes këngëve të ndryshme treguan talentin e tyre në muzikë.

Krahas shkollës së Kitarës, me një performancë të zhanrit hip hop u përkujdes artisti Leku.