2024/11/21 - 3:06
Komuna e Podujevës, gjegjësisht Drejtoria e Administratës Komunale, sqaron për opinionin publik se janë të pavërteta informatat se të gjitha automjetet zyrtare të Komunës janë pa sigurim e regjistrim.
E vërteta është se nga 24 automjete të administratës komunale vetëm 5 janë pa regjistrim, nga 19 automjete të QKMF-së vetëm 6 janë pa regjistrim dhe nga 9 të zjarrfikësve vetëm 3 janë pa regjistrim.
Është po ashtu e pavërtetë se sot është anuluar tenderi për sigurimin e automjeteve zyrtare. Kjo procedurë e prokurimit është pezulluar pasi një operator ekonomik ka kërkuar që lënda të kthehet në rishqyrtim. Brenda afatit ligjor do t’i kthehet përgjigje OE-së ankues dhe do të vazhdohet tutje me procedurat e parapara ligjore.
Prandaj, të gjitha ato që janë shkruar nga disa persona politikë janë dezinformata dhe janë pjesë e një fushate politike me qëllim të njollosjes së institucioneve lokale. Të njëjtit persona edhe në të kaluarën kanë dezinformuar opinionin me informata të rreme, prandaj besojmë se qytetarët tashmë i njohin këta persona dhe nuk bien pre e deklarimeve të tyre të papërgjegjshme.