Republika e Kosoves

Podujevë

Të dielen mbyllen disa rrugë për qarkullim të automjeteve

2024/09/20 - 12:33

Komuna e Podujevës në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe organizatat joqeveritare ka organizuar shënimin e Ditës Botërore pa Makina. Ky aktivitet që shënohet me biçikleta, mbahet të dielen dhe fillon në orën 12:00 dhe përfundon në orën 13:30.

Gjatë kësaj periudhe, do të mbyllen për qarkullim të automjeteve rrugët “Zahir Pajaziti” deri në kryqëzimin me “Vëllezërit Frashëri”, pastaj rruga “Fazli Fetahu”, “Xhafer Meta”, “Met Podujeva” dhe një pjesë e rrugës “Xhemajl Mustafa” (nga rrethi deri të Sheshi).

Lusim qytetarët që gjatë kësaj periudhe kohore, për qarkullim me automjete t’i shfrytëzojnë rrugët alternative.