Republika e Kosoves

Podujevë

Telegram ngushëllimi

2024/11/21 - 9:53

Telegram ngushëllimi nga Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi me rastin e vdekjes së punëtores shumë vjeçare të QKMF-së, Sanije Topanica

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të mamisë llapjane Sanije Topanicës, e cila është e njohur veçanërisht për humanizmin e treguar në kohë lufte duke ndihmuar shumë gra në lindjen e foshnjeve.

Shtëpia e zonjës Sanije në Podujevë ishte adresë e mijëra grave gjatë viteve 1990-1999. Ajo ishte adresë shpëtimi e grave shtatëzëna edhe në kohë lufte duke asistuar në lindjen e mbi 180 foshnjeve në ambulantën e fshatit Koliq dhe nën qiellin e hapur të maleve të Gollakut. Me punën dhe përkushtimin e saj zonja Sanije u bë simbol i humanizmit dhe guximit në kohët më të vështira.

Kontributi i jashtëzakonshëm i saj në shpëtimin e jetëve dhe ndihma ndaj grave në kushte të rënda të asaj kohe do të kujtohet e vlerësohet gjithmonë. Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë komunitetit shëndetësor!”