Republika e Kosoves

Podujevë

U mbajt dëgjimi publik buxhetor për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit ekonomik

2024/09/06 - 9:45

Në kuadër të ciklit të dëgjimeve buxhetore, dje u mbajt dëgjimi publik buxhetor me sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit ekonomik.

Dëgjimi u mbajt në sallën e Kuvendit Komunal të Podujevës, ku mori pjesë drejtori për Buxhet dhe Financa, Fatlum Osmani, drejtoresha e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Lirie Hoti dhe zyrtarë tjerë komunalë.

Drejtori Osmani prezantoi projekt-buxhetin e vitit 2025, duke theksuar rritjen e buxhetit në sektorin e bujqësisë.

Ndërsa drejtoresha e Bujqësisë, Lirie Hoti, tha se do të vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm t’i përkrahin fermerët me subvencione.

Pjesëmarrësit në dëgjimin publik paraqitën kërkesat e tyre, të cilat kryesisht ishin për lehtësimin e kritereve për subvencione, kërkesa për makineri të ndryshme bujqësore, subvencionimin e qumështit, etj.

Ndërkohë, të mërkurën është mbajtur dëgjimi publik në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe shërbimeve publike.

Ky cikël i dëgjimeve publike do të përmbyllet sot.