2024/12/20 - 8:08
Sot u zhvillua edicioni i radhës i Takimeve të përvjetshme të Kulturës “Kadri Kadriu”, manifestim letrar që mblodhi krijues, artdashës dhe personalitete të kulturës.
Ky aktivitet u organizua nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, ku me këtë rast Drejtoresha e e Drejtorisë znj. Vlora Humolli-Jashanica, mbajti një fjalë rasti, në fjalën e saj theksoi rëndësinë e këtyre takimeve si një traditë që afirmon vlerat kulturore dhe krijimtarinë letrare në komunën tonë. Ajo shprehu angazhimin e komunës për të mbështetur më tej krijuesit letrar dhe artistët në zhvillimin e aktiviteteve të tyre.
Në takimet letrare u ndanë çmimet për krijimet më të mira letrare, të cilat u vlerësuan nga komisioni i përbërë nga profesorët; Isuf Sadriu, Zejnepe Pireva-Breznica dhe Fadil Halimi.
Fituesit e këtij edicioni ishin:
Vendi i parë: I padeshifruar, me kodin “i papërsëritshmi”
Vendi i dytë: Majlinda Deda, me tregimin “Kanë Nusënie”
Vendi i tretë: Luljeta Latifi me poezinë “Për ty”
Çmimin “Afrim Maliqi” e fitoi Mexhid Havolli.
Çmime inkurajuese u ndanë për: Valëza Fusha, Klejda Pangarica, Norë Canolli-Latifi, Sedat Gashi dhe Bahrie Qerimi-Spanca.
Takimet e Kulturës “Kadri Kadriu” vazhdojnë të jenë një ngjarje e rëndësishme në kalendarin kulturor të Podujevës tash e mbi 30 vite, duke shërbyer si manifestim për promovimin e artit, letërsisë dhe traditave kulturore, në nderim të letrarit, pedagogut dhe artistit Kadri Kadriu.