Republika e Kosoves

Podujevë

Vazhdon prezantimi i projektit të klasifikimit të mbeturinave në Podujevë

2024/11/23 - 8:01

Komuna e Podujevës në bashkëpunim me GIZ-in gjerman kanë vazhduar prezantimin e projektit për klasifikimin dhe riciklimin e mbeturinave.

Pas shkollave, çështja e klasfifikimit të mbeturinave është diskutuar edhe me punëtorët e administratës komunale.

Klasifikimi i mbeturinave tashmë ka filluar të realizohet në disa shkolla, kurse deri në fund të vitit planifikohet të përfshihen të gjitha shkollat dhe klasifikimi do të bëhet standard në Komunën e Podujevës.