Republika e Kosoves

Podujevë

Vazhdon rinovimi i banesave në qytet

2024/10/18 - 7:16

Ka vazhduar realizimi i projektit për rinovimin e objekteve banesore në qytet. Ky projekt që përfshin fasadimin, termoizolimin, rregullimin e pullazeve e ndërrimin e dritareve në disa pjesë të objekteve ka hyrë në fazën përfundimtare.

Aktualisht është duke u punuar në objektin banesor afër QKMF-së (i fundit në këtë pjesë) dhe atij afër Galerisë së Arteve.

Drejtori për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Leutrim Krasiniqi, gjatë ditës i ka inspektuar punimet që janë duke u realizuar në këto dy objekte kolektive. Ai tha se me këtë investim objektet banesore në qytet kanë marrë një pamje të bukur dhe se me përfundimin e punimeve në këto dy objekte po e përmbyllin projektin e rinovimit të banesave.

Në fazat e mëhershme janë rinovuar objektet tjera banesore që gjenden në qytetin e Podujevës.