Koordinon, përgatitë dhe harton Strategjinë zhvillimore dhe plane e projekte të veçanta për krijimin e një kornize të përshtatshme për zhvillim të qëndrueshëm të Komunës.
Në bashkëpunim me Kryetarin e Komunës, Ministritë, institucionet tjera relevante dhe grupet e veçanta të interesit, identifikon mundësitë zhvillimore dhe propozon programet prioritare si dhe masat për realizimin e tyre.
Përcjellë ecuritë ekonomike sipas sektorëve në përgjithësi dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në veçanti.
Grumbullon dhe përpunon të dhëna statistikore për bizneset, resurset njerëzore dhe natyrore me rëndësi për hartimin e informacioneve, analizave planeve dhe programeve për zhvillim të Komunës.
Përcjellë tregun e punës, identifikon nevojat dhe propozon masa për harmonizimin e ofertës dhe kërkesës në lëmi të caktuara.Bënë promovimin e resurseve zhvillimore të Komunës përmes buletineve, panaireve dhe organizimeve tjera.Hulumton dhe identifikon projektet dhe koordinon punët rreth partneritetit publiko privat.
Mban kontakte me donatorë, komunitetin e biznesit dhe bashkatdhetarët që jetojnë në botën e jashtme për krijimin e kushteve për investime në Komunë.
Ofron këshilla, organizon programe trajnuese dhe rikualifikuese si dhe asistencë teknike për bizneset e reja.Bënë regjistrimin, ndryshimin e veprimtarisë dhe çregjistrimin e bizneseve dhe mban data bazë për numrin, strukturën dhe selinë e bizneseve.
Zbaton politikat e përcaktuara dhe aktet normative nga fushëveprimtaria e Komunës në lëmin e zhvillimit dhe planifikimit.Harton propozime të akteve të përgjithshme normative nga fushëveprimtaria e Drejtorisë.
Bashkëpunon dhe koordinon punët dhe aktivitetet me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.
Kryen edhe punë tjera të caktuara nga Kuvendi dhe Kryetari i Komunës.