Republika e Kosoves

Podujevë

Ndërtimi i rrugës lidhëse nga magjistralja Podujevë-Prishtinë me rrugën “Vëllezërit Frashëri”

2024/09/20 - 7:51

Me ritme të kënaqshme po zhvillohen punimet në ndërtimin e rrugës lidhëse nga magjistralja Podujevë-Prishtinë me rrugën “Vëllezërit Frashëri”.

Këto punime nga afër sot i ka përcjellur drejtori i Urbanizmit, Leutrim Krasniqi.

Realizimi i këtij projekti do të ndikojë drejtpërdrejt në shkarkimin e trafikut të qytetit, si dhe do t’i ofrojë perspektivë të re kësaj zone të qytetit.