Republika e Kosoves

Podujevë

Nënkryetarja Lahu zhvilloi takim me përfaqësues nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm

2024/10/08 - 4:30

Nënkryetarja e Komunës së Podujevës, Marigona Lahu, së bashku me drejtorin e Inspeksionit, Alban Zeka, dhe drejtorin e Administratës, Shuajb Blakçori kanë zhvilluar takim me përfaqësues të Zyres së Inspektorit të Përgjithshëm. Në takim ishin të pranishëm Donald Macrae, ekspert me përvojë të gjatë në inspektime në Britaninë e Madhe, dhe Gent Nushi ekspert ligjor nga Banka Botërore.

Gjatë takimit u diskutuan tema që lidhen me inspektimet në fusha të ndryshme, përfshirë: ndërtimin, mjedisin, tregun dhe trafikun. Pjesëmarrësit ndanë përvoja dhe praktikat më të mira, duke theksuar rëndësinë e forcimit të kapaciteteve inspektuese në nivelin lokal për të garantuar respektimin e rregulloreve dhe standardeve, si dhe përmirësimin e transparencës në procesin e inspektimeve.

Nënkryetarja Lahu dhe drejtori Zeka informuan detajisht përfaqësuesit e Zyres së Inspektorit të Përgjithshëm për sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohemi si nivel lokal për zbatimin e ligjit dhe rregulloreve, në sfera të ndryshme të inspektimeve e veçanërisht në atë të ndërtimit.