2024/12/02 - 11:51
Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me Drejtoreshën e Shëndetësisë, Adelina Stublla, e kanë vizituar Urgjencën e re, ku nga sot aty do të ofrohen shërbimet shëndetësore.
Kryetari Bulliqi gjatë kësaj vizite ka takuar stafin shëndetësor, të cilëve u ka uruar suksese dhe punë të mbarë në objektin e ri.
“Theksova rëndësinë e përkushtimit të tyre për të garantuar shërbime sa më cilësore për pacientët. Urgjenca e re ofron kushte moderne dhe të favorshme jo vetëm për stafin, por edhe për pacientët, të cilët tashmë do të kenë qasje në një hapësirë të re dhe shumë të përshtatshme për nevojat mjekësore. Urime dhe suksese stafit shëndetësor dhe të gjithë qytetarëve!”, tha Kryetari Bulliqi.
Numri kontaktues deri në bartje të numrit 194 nga operatori Vala është 038 200 41 059.
Në objektin e vjetër të emergjencës edhe më tutje mbetet Shërbimi i infuzioneve dhe kujdestaria e natës.