2024/12/02 - 11:53
Njoftojmë qytetarët e Komunës së Podujevës se më 3 dhejtor 2024 (e martë) në orën 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Podujevës, mbahet debat publik për Draft-Planin Lokal për Veprim në Mjedis 2024-2029.
Ftohen organizatat e shoqërisë civile, profesionistët e fushës, si dhe qytetarët e Komunës së Podujevës të marrin pjesë në këtë debat publik për të kontribuuar me sugjerimet e tyre për këtë dokument të rëndësishëm.