2024/12/09 - 2:07
Njoftojmë qytetarët e Komunës së Podujevës se më 23 dhjetor 2024 (e hënë), në orën 10:00, në sallën e Kuvendit, Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të mbajë takim publik me qytetarë.
Në takimin publik, Kryetari Bulliqi do të prezantojë projektet e realizuara në vitin 2024.
Ftohen qytetarët të marrin pjesë në takim, ku do të kenë mundësi të shtrojnë pyetje dhe japin sugjerime për çështje të ndryshme.