Republika e Kosoves

Podujevë

Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa

2025/01/28 - 3:55

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) i Kuvendit Komunal sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, të udhëhequr nga kryesuesi Hilmi Hoxha, ku u diskutuan pikat e rendit të ditës dhe u dhanë rekomandimet e tyre për shqyrtim në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës së Podujevës, e cila do të mbahet më 29 janar, nga ora 10:00.

Në fillim të mbledhjes drejtori i Drejtorisë së Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Liridon Gashi, bëri kërkesë/propozim për anulimin e Vendimit të Kuvendit të Komunës nr. Prot. 01-350/01-0050259/24 për inicimin e procedurave për hartimin e Planit Rregullues të Hollësishëm në Pjesën e Poshtme të Qendrës 2 Lindje – Blloku 1, propozim ky që u miratua me shumicë të votave.
Ky është rendi i ditës i mbledhjes së KPF-së:

1. Procesverbalet nga mbledhjet e Komitetit për Politikë dhe Financa të mbajtura më 10 dhjetor 2024 dhe 27 dhjetor 2024;

2. Draft Plani i Mobilitetit të Qëndrushëm Urban të Komunës së Podujevës për vitin 2025-2029;

3. Propozim-vendim për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit çerdhe publike;

4. Raporti i punës së Kuvendit të Komunës së Podujevës për vitin 2024;

5. Raporti vjetor për vitin 2024 i Ndërmarrjes Publike Lokale “Eko-Llapi” Sh,A Podujevë

6. Propozim-vendimi për kompensimin e anëtarëve të Komisioneve të Aksionarëve të Ndërmarjeve Publike Lokale Sh.A Podujevë, NPL Stacioni i Autobusëve, NPL për banim, NPL Eko-Llapi (pikë nga mbledhja e kaluar e Kuvendit);

7. Kërkesë/Propozim për anulimin e Vendimit të Kuvendit të Komunës nr. Prot. 01-350/01-0050259/24 për inicimin e procedurave për hartimin e Planit Rregullues të Hollësishëm në Pjesën e Poshtme të Qendrës 2 Lindje – Blloku 1