2025/01/30 - 4:11
Komuna e Podujevës të premten, më 31 janar organizon homazhe në 28 vjetorin e rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.
Agjenda e aktiviteteve:
31 janar
11:00 – Orllan “Kompleksi Memorial Zahir Pajaziti”
11:30 – Lladoc “Kompleksi Baza e Parë e UÇK-së”
12:00 – Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Penuhë
12:30 – Shtatoret e “Katër Dëshmorëve” në shesh
1 shkurt, ora 12:00 Turneu Memorial “Zahir Pajaziti” në futboll në Palestrën “Hakif Zejnullahu”.