Republika e Kosoves

Podujevë

U mbajt sesioni informues për pjesëmarrje në programin e trajnimit dhe granteve

2025/02/10 - 2:09

Komunën e Podujevës në bashkëpunim me Organizatën joqeveritare “CARE International”, ka mbajtur sot sesion informues për programin e trajnimit dhe granteve për gratë.

Projekti synon të kontribuojë në zhvillimin socio-ekonomik përmes 4 fushave të caktuara, ku në total do të shpërndahen 24 grante (pajisje pune) në vlerë deri në 800 euro.

Llojet e pajisjeve do të jenë të ndryshme; Pajisje bletarie, pajisje qumështi, multikultivatorë dhe serra.

Në këtë sesion mori pjesë edhe drejtoresha për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Lirie Hoti, e ciloa shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin e Komunës për të bashkëpunuar me organizata që promovojnë rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse, barazinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm në zonat rurale në Podujevë.

Sesioni u mbajt në kuadër të projektit “Avancimi dhe përfshirja e agrobizneseve të grave të Kosovës (AKWA)”, në bashkëfinancim me Komunën e Podujevës.

Aplikimi do të hapet nga nesër më datën 11.02.2024 deri më 24.02.2025 (ora 15:00), ku për formularët dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim informatat mund të merren në Drejtorinë e Bujqësisë në Komunën e Podujevës.