2012/11/01 - 12:00
Ju njoftoi se të premten më dt 03 Nëntor 2012 në Deçan, për vizitë do të qëndroi Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit Memli Krasniqi.
Vizita e ministrit Krasniqi do të jetë sipas kësaj agjende:
Në ora 10:15 – Kryetari i Komunës z.Rasim Selmanaj, së bashku më stafin e tije do ta prêtë ministrin Krasniqi në zyrë në objektin e komunës .
Ora 10:35- Pas takimit Ministri Krasniqi dhe Kryetari Selmanaj do të shohin nga afër punimet në Palestrën Sportive të qytetit.
Ora 11:00- Në shkollën e mesme të ulët ,,Bajram Curri ,, në fshatin Strellc ,kryetari Selmanaj bashkë më Ministrin Krasniqi do të bëjnë inaugurimin e Palestrës Sportive në shkollën e këtij fshati.
Vlera e këtij projekti për ndërtimin e kësaj palestre kapë shifrën 330 mijë euro, më inventarë dhe punët shtesë. Po ashtu ju njoftoi se ditën e shtunë më 03 Nëntor 2012 ,më fillim në ora 11:00 , do të behët zyrtarisht hapja e muzeut,,Etno Kastrioti’’, në Isniq të Deçanit ,muze ky që posedon mbi 400 eksponate të llojeve të ndryshme.
Në hapjen zyrtare të këtij muzeu të pranishëm do të jen:
1. Kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj .
2. Ministri i Kulturës Rinis dhe Sportit Memli Krasniqi,
3. Avdyl Hoxha nga Instituti i monumenteve si dhe zyrtar të kulturës.
Në hapjen e këtij muzeu do të ketë lojëra te ndryshme tradicionale , muzikë folklorike , ushqime tradicionale dhe ekspozim të gjerave tradicionale .
Muzeu xhindet në fshatin Isniq të Deçanit