Republika Kosovo

Klina

ELEZAJ URON BESIMTARËT MYSLIMANË PËR FESTËN E FITËR BAJRAMIT

2021/05/13 - 11:59

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Në mesazhin e urimit të kryetarit Elezaj thuhet:

“Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, muajit të agjërimit, sakrificës, durimit e solidarizimit me të tjerët, besimtarët myslimanë sot festojmë Fitër Bajramin.

Në emrin tim dhe të komunës së Klinës, duke ju dëshiruar agjërim të pranuar, jua uroj festën e Fitër Bajramit, të gjithë qytetarëve të komunës së Klinës!
Urime të përzemërta për të gjithë familjet e dëshmorëve, martirëve, të pagjeturve, invalidëve e veteranëve të luftës së UÇK-së!