Veprimtaria e Drejtorisë për Buxhet e Financa, është mbështetur në kompetencat e përcaktuar me Ligjin për Menaxhimin e Financava Publike, Ligjin për Financat e Pushtetit Lokal,Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, Statutin e Komunës dhe implementimin e rregulloreve të aprovuara në Kuvendin e Komunës si dhe në bazë të instruksioneve financiare të aprovuara nga MEF-i dhe plan programeve të punës së drejtorisë.
Drejtoria për Buxhet e Financa është përgjegjëse për:
Përgatitjen e buxhetit .
Përgatitjen e bazës ligjore për realizimin e buxhetit të planifikuar.
Menaxhimin dhe ekzekutimin e buxhetit.
Përgatitjen e dinamikës së shpenzimit të buxhetit.
Rishikimin e buxhetit.
Menaxhimin e fondeve dhe monitorimin e sistemit në procesin e ekzekutimit të buxhetit.
Transferi i mjeteve vetanake dhe donatorëve në B.K.K.
Alokimin e mjeteve dhe zotimin e tyre sipas prioriteteve të caktuara.
Barazimin e të hyrave vetanake dhe shpenzimeve me Dep. e Thesarit.
Menaxhimin e shpenzimeve.
Përgatitjen e pasqyrave financiare për MEF- in.
Përgatitjen e raportit financiar për Kuvendin e Komunës.
Bënë identifikimin , klasifikimin dhe vlerësimin e pronës në teritorin e Komunës.
Ndihmon dhe këshillon komunitetin e biznesit në lëmin e tatimeve , taksave dhe obligimeve tjera ndaj Komunës.
Struktura organizative e Drejtorisë:
Sektori i buxhetit
Sektori i thesarit
Sektori i tatimit në pronë