Republika e Kosoves

Podujevë

INFORMATË NGA DREJTORIA

  • Fushëveprimtaria e Drejtorisë

 

Veprimtaria e Drejtorisë për Buxhet e Financa,  është mbështetur  në kompetencat e  përcaktuar me Ligjin për Menaxhimin e Financava  Publike, Ligjin për Financat e Pushtetit Lokal,Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, Statutin e Komunës dhe implementimin e rregulloreve të aprovuara në Kuvendin e Komunës si dhe në bazë të instruksioneve financiare të aprovuara nga MEF-i dhe plan programeve të punës së drejtorisë.

Drejtoria për Buxhet e Financa  është përgjegjëse për:

Përgatitjen e buxhetit .

Përgatitjen e bazës ligjore për realizimin e buxhetit të planifikuar.

Menaxhimin dhe ekzekutimin e buxhetit.

Përgatitjen e dinamikës së shpenzimit të buxhetit.

Rishikimin e buxhetit.

Menaxhimin e fondeve dhe monitorimin  e sistemit në procesin e ekzekutimit të buxhetit.

Transferi i mjeteve vetanake dhe donatorëve në B.K.K.

Alokimin e mjeteve dhe zotimin e tyre sipas prioriteteve të caktuara.

Barazimin e të hyrave vetanake dhe shpenzimeve me Dep. e Thesarit.

Menaxhimin e shpenzimeve.

Përgatitjen e pasqyrave financiare për MEF- in.

Përgatitjen e raportit financiar për Kuvendin e Komunës.

Bënë identifikimin , klasifikimin dhe vlerësimin e pronës në teritorin e Komunës.

Ndihmon dhe këshillon komunitetin e biznesit në lëmin e tatimeve , taksave dhe obligimeve tjera ndaj Komunës.

Struktura organizative e Drejtorisë:

Sektori i buxhetit

Sektori i thesarit

Sektori i tatimit në pronë