Drejtoria e Inspeksionit ka këtë strukturë organizative:
SEKTORËT PËR INSPEKTIM
22.1 – Drejtoria e inspeksionit është organ i administratës, fushë-veprimtaria e së cilës është përcjellja, monitorimi dhe marrja e masave, përmes vendimeve dhe konkluzioneve administrative, në funksion të mbikëqyrjes inspektuese, të fushave të rregulluara me ligje, akte nënligjore, vendime dhe urdhëresa në fuqi.
22.2 – Drejtoria nga par.1 i këtij vendimi gjatë ushtrimit të kompetencave dhe të përgjegjësive të saja ushtron këto aktivitete të mbikëqyrjes inspektuese;
22.2.1 – Inspektimin në lëmin e tregtisë
22.2.2 – Inspektimin në lëmin e ndërtimtarisë
22.2.3 – Inspektimin në lëmin e çështjeve komunale dhe të komunikacionit
22.2.8 – Inspektimin në lëmin preventivës
22.3 – Me vendim të veçantë të kryetarit të Komunës apo sipas urdhëresës së tij ushtron edhe punë tjera administrative dhe inspektuese.
INSPEKTIMI NE LËMIN E TREGUT
Neni 23
23.1 – Drejtoria e inspeksionit, në funksion të zbatimit të kompetencave dhe përgjegjësive, nga neni 22.par.1 i këtij vendimi obligohet, në fushën e inspektimit në lëmin e tregtisë.
23.1.1 – Ushtron kontrollimin dhe inspektimin e objekteve industriale, tregtare, dhe depove të mallrave -produkteve për treg.
23.1.2 – Ushtron dhe kryen kontrollime të rastit.
23.1.3 – Bën inspektimin e vendeve dhe objekteve të ndryshme, në të cilat mallrat-produktet e tregut vihen në shërbim.
23.1.4 – Bën përcjelljen e çmimeve të artikujve dhe shikimin e faturave të tregtisë me shumicë dhe pakicë.
23.1.5– Bën organizimin dhe ushtron kontrollin-inspektimin e respektimit të orarit të punës të subjekteve afariste.
23.1.6 – Ushtron kontrollin ndaj subjekteve afariste mbi të dhënat e prejardhjes së mallrave- produkteve, kontrollit te vulosjes (zhigosjes) së peshoreve dhe kontrollimin e librave tregtare te shit-blerjes.
23.1.7 – Ushtron përcjelljen dhe parandalimin e subjekteve afariste që ushtrojnë sjellje monopoliste ne treg, për të mos lejuar konkurrencën jo lojale në treg dhe qarkullim te mallrave.
23.1.8– Ushtron dhe kryen inspektimin e subjekteve afariste, mbi respektimin e vendosjeve te mbishkrimeve të firmës së tyre ne lokalet e tyre.
23.1.9 – Bën konfiskimin e mallit-produkteve të tregut nga subjekti afarist, në përputhje me dispozitat e ligjeve në fuqi, në rastet kur konstaton se malli-produkti i është ofruar tregut pa dokumentacion përcjellës, pa flet-dërgesë, pa faturë, apo bllok paragon, pa numër të regjistrimit të biznesit dhe të blerësit,
pa regjistrimin e faturës në librat e tregtisë, dhe kur subjekti afarist vepron në treg dhe nuk ka leje valide te punës.
23.1.10 – Ushtron zbatimin e të gjitha masave ndëshkimore të parapara me ligje dhe akte nënligjore në fuqi, duke inkasuar mjetet nga gjobitjet e shqiptuara në vendin e ngjarjes (gjobitjet sumare) ushtron fletëparaqitje për kundërvajtje në gjykatën kompetente dhe i përfaqëson ato në gjykatë si dhe ushtron detyra tjera nga kompetenca e sajë, dhe kompetenca tjera që i ngarkohen, delegohen me ligj dhe akte nënligjore qendrore apo komunale.
INSPEKTIMI NE LËMIN E NDËRTIMIT
Neni 24
24.1 – Drejtoria inspeksionit ushtron përgjegjësit, kompetencat dhe autorizimet e saja sipas normave obligative në fuqi edhe ne fushën e ndërtimeve, ne këtë sektor drejtoria obligohet që.
24.1.1– Ushtron inspektimin dhe kontrollimin e ndërtimeve, renovimeve, zgjerimeve, ndryshimeve të objekteve për lejet përkatëse që duhet poseduar bartësit e këtyre veprimeve nga D,U,P,M,M te Komunës së Podujevës, si dhe inspektimin e rrënimit të çfarëdo ndërtese apo strukture (përjashtuar punët e zakonshme për mirëmbajtjen e ndërtesave, për te cilat veprime nuk kërkohet leje).
24.1.2 – Ushtron kontrollin dhe inspektimin e dokumentacionit teknik (projektet e ndërtimit, lejet e ndërtimit, lejeve të përdorimit të objekteve) si dhe inspektimin kushteve urbanistike – teknike.
24.1.3 – Kryen mbikëqyrjen e rrënimeve të ndërtimeve pa leje, si dhe përpilon procesverbalet dhe nxjerrjen e vendimeve administrative dhe konkluzioneve për ndalimin dhe ndërprerjen e punëve ndërtimore.
24.1.4 – Dhënien e propozimeve për marrjen e vendimeve për rrënim të objekteve të ndërtuara pa leje dhe nxjerrjen e konkluzioneve për përmbarimin e vendimit.
24.1.5 – Përpilon fletëparaqitjet për gjykatat kur vlerëson se nga subjektet e caktuara të se drejtës ka shkelje të dispozitave kundërvajtëse apo ligjit penal në fuqi në fushën ndërtimore.
24.1.7 – Inspektimin e dokumentacioneve burimore të cilat investitori dhe kryesi i punës duhet të kenë ne; dispozicion në vend-ndërtim ne përputhshmëri me ligjin mbi ndërtimin si dhe aktet nënligjore Komunale ne këtë; fushë.
24.1.9 – Hartimin dhe përpilimin e procesverbaleve për gjendjen e punimeve në vend-ndërtimin, për respektimin apo mos respektimin e kushteve të përcaktuara sipas projektit dhe lejes ndërtimore të dhënë nga DUPMM cilësinë e punimeve dhe materialit ndërtimor.
24.1.10 – Marrjen e vendimeve për ndërprerjen e punimeve, deri në evitimin e parregullsive të konstatuara nga inspektori i fushës ndërtimore.
INSPEKTIMI NE LËMIN E ÇËSHTJEVE KOMUNALE DHE TË KOMUNIKACIONIT
Neni 25
25.1 – Drejtoria e Inspeksionit në ushtrimin e përgjegjësive dhe autorizimeve për inspektimin në lëmin Komunal dhe të komunikacionit obligohet;
25.1.1 – Ushtron mbikëqyrjen dhe inspektimin permanent të kyçjeve ilegale në rrjetin e kanalizimit publik të subjekteve të së drejtës, mbikëqyrjen dhe inspektimin e prerjeve të rrugëve publike pa leje përkatëse, të trotuareve dhe të dëmtimit të hapësirave publike.
25.1.2 – Kryen inspektimin e kyqjeve pa leje në rrjetin e ujësjellësit publik nga ana e subjekteve te së drejtës, mbikëqyr dhe parandalon keqpërdorimin e ujit të pijshëm për larjen e rrugëve dhe hapësirave të mëdha publike, autolarje, mbushjen të puseve (pa lejen e DSHPE)
25.1.3 – Mbikëqyr dhe inspekton mirëmbajtjen e rrugëve, trotuareve shesheve, parqeve varrezave, tregut te gjelbërt, terrenet sportive dhe sipërfaqet tjera publike nga dëmtuesit e tyre, mbikëqyrjen e hedhjes së mbeturinave jashtë vendeve të përcaktuara për to, dhe parandalimin si dhe ndëshkimin e subjekteve për zbrazjen e materialeve të ndryshme jashtë deponive përkatëse pa leje (dheut, rërës materialet ndërtimore etj.) të cilat gjësende pengojnë qarkullimin e lirë të qytetarëve.
25.1.4 – Mbikëqyr dhe inspekton ekspozimin e mallrave-produkteve të tregut, jashtë lokaleve afariste te tyre, ndalimin e shfrytëzimit pa leje përkatëse nga DSHPE, të gjitha hapësirave publike, si dhe vënien e mbishkrimeve dhe reklamave të të gjitha llojeve pa leje përkatëse.
25.1.5 – Mbikëqyr vënien e PANOVE dhe reklamave të të gjitha llojeve (lejet për vendosjen e tyre).
25.1.6 – Mbikëqyr dhe inspekton në performancën të vazhdueshme zbatimin e dispozitave ligjore në fuqi në lëmin e komunikacionit të udhëtarëve dhe të mallrave, të mjeteve motorike në qarkullimin publik duke kontrolluar lejet e punës dhe polisat e sigurimit të mjeteve motorike dhe polisat e sigurimit për udhëtarët (autobusëve, dhe taksive individual dhe të organizuar).
25.1.7 – Mbikëqyr kontrollimin dhe marrjen e masave dhe gjobitjen e transportuesve ilegal të udhëtarëve dhe mallrave, të atyre që nuk respektojnë orarin e caktuar nga DSHPE e Komunës së Podujevës.
25.1.8 – Ushtron edhe punë të tjera mbikëqyrëse dhe inspektuese të përcaktuara me ligje të përgjithshme dhe të veçanta dhe me akte nënligjore të Komunës së Podujevës.
INSPEKTIMI NE LËMIN E AMBIENTIT
Neni 28
28.1 – Drejtoria e Inspeksionit duke ushtruar përgjegjësit ligjore në drejtim të preventivës dhe pengimit si dhe të ruajtjes së një ambientit të pastër dhe ekologjik dhe të natyrshëm të tri komponentëve jetësore të tokës, ajrit dhe ujit, dhe me qëllim të ruajtjes së këtyre vlerave natyrore të ambientit obligohet:
28.1.1 – Inspektimin dhe mbikëqyrjen për ndotjet e ajrit, dheut dhe ujit që shkaktohen nga veprimtarit industriale, urbane dhe rurale, duke sanksionuar (gjobitur) dhe ndaluar ndotësit e këtyre komponentëve natyrore.
28.1.2 – Inspektimin dhe izolimet adekuate për materialet e kontaminuara mbeturinat e pa tretshme dhe materiet e rrezikshme kimike në zonat e mbrojtura të natyrës.
28.1.3 – inspektimin e aktiviteteve që shkaktojnë çrregullime të përgjithshme në ambient dhe identifikimin, ndëshkimin dhe denoncimin ligjor të shkaktarit të saj.
28.1.4 – Inspektimin e mungesës së menaxhimit të drejtë dhe racional të eksploatimit të resurseve natyrore (shkretërimi i pyjeve nxjerrja e rërës nëpër lumenj) dhe denoncimi i përgjegjësve të menaxhimit të këtyre resurseve dhe kryesit e këtyre eksploatimeve anti-ekologjike dhe antiligjore.
28.1.5 – Ushtron inspektimin preventiv të ndotjes së ujit, ajrit dheut, si çështje të ngritura ekologjike, duke kërkuar nga ndotësit potencial të zbatojnë kërkesat mjedisore të ruajtjes së ambientit.
28.1.6 – Zbaton inspektimin në të gjitha fushat e inspektimit ambiental të përcaktuara dhe të rregulluara me planin zhvillimor dhe urban të Komunës së Podujevës në fuqi.
28.1.7 – Në bashkëpunim me drejtorin e Shërbimeve P.E ndërmerr masa rreth parandalimit të zhurmës së tepruar në orët e natës dhe masa për parandalimin e saj nga lokalet e ndryshme shërbyese.
28.1.8 – Bashkëpunon me të gjitha drejtorit e administratës Komunale, me qëllim të informimit të ndërsjellë për çështjet ambientale duke propozuar masa konkrete parandaluese.
28.1.9 – Ushtron gjobitjet sumare dhe paraqet fletëparaqitjet kundërvajtëse dhe kallëzimet penale, për kundërvajtësit dhe kryesit e veprave penale në fushën e të mirave të rrezikuara mbrojtëse (ambientale).
28.1.10 – Ushtron edhe punë dhe detyra të tjera sipas akteve ligjore dhe nënligjore të Komunës dhe qeverisë qendrore si dhe vendimeve dhe urdhëresave të Kryetarit të Komunës.
Neni 29
29.1 – Drejtoria e inspeksionit, duke ushtruar përgjegjësit, autorizimet dhe kompetencat ligjore në fushën e mbrojtjes së pronës publike Komunale, dhe duke ushtruar këto të drejta dhe obligime në fushat e deleguara të titullarëve të tjerë pronësor, obligohet:
29.1.1 – Që në bashkëpunim funksional, me drejtorin e kadastrit, pronës dhe gjeodezisë të siguroj dhe informoj mbi gjendjen faktike dhe juridike të pronës publike Komunale në çdo kohë.
29.1.2 – Të posedoj në çdo kohë regjistrin mbi gjendjen e pronave si në paragrafin 1.1 të këtij neni dhe të ndërmarr të gjitha masat që prona publike Komunale, të shfrytëzohet dhe të disponohet lirshëm nga titullari i saj-Komuna.
29.1.3 – Të bëj inspektimet permanente të ngastrave kadastrale Komunale, të objekteve dhe ndërtesave(etazhe) dhe të ndërmarr të gjitha masat për lirimin e tyre nga uzurpatorët antiligjor, nga shfrytëzuesit pa bazë juridike, duke nxjerrë vendime dhe konkluzione përmbarimore për kthimin e pronave titullarit të saj.
29.1.4 – Ushtron bashkëpunim me të gjitha drejtorit Komunale dhe ndërmarrjet publike Komunale, me qëllim parandalimi të cenimit të të drejtave pasurore (absolute dhe relative) nga subjektet tjerë të së drejtës.
29.1.5 – Është përgjegjës për sigurimin e pronave të luajtshme dhe të pa luajtshme publike Komunale dhe marrjen e masave për mbrojtjen e tyre.
29.1.6 – Në kordimin të plotë me përfaqësuesin e autorizuar të Komunës ndërmerr të gjitha masat procedurale-civile-juridike dhe penalo juridike me qëllim të mbrojtjes së pronës publike Komunale dhe të pronave (të drejtave të deleguara mbrojtëse pronësore si në paragrafin 1 të këtij neni).
29.1.7 – Ushtron kallëzime penale në gjykatat kompetente me qëllim të denoncimit të personave fizik dhe juridik, të cilët cenojnë të drejtat pronësore juridike të Komunës.
29.1.8 – Ushtron edhe punë të tjera administrative që dalin nga ligjet e veçanta dhe akteve nënligjore qendrore dhe Komunale të Komunës së Podujevës.
Neni 30
30.1 – Drejtoria e inspeksionit ushtron edhe kompetenca dhe përgjegjësi në fushën e preventives si:
30.1.1 – Inspektimin e të gjitha objekteve publike dhe private me qëllim të konstatimit dhe preventivës nga zjarret e mundësime.
30.1.2 – Nxjerrë aktvendime dhe konkluzione përmbarimore për objektet e banueshme apo të havarisura të rrezikshme për mbarim.
30.1.3 – Bën inspektimin e objekteve dhe zonave të banuara dhe të pa banuara në raste të fatkeqësive natyrore (tërmeteve, zjarreve) dhe ndërmerr masa preventive për sigurimin e qytetarëve.
30.1.4 – Ushtron inspektime të përbashkëta me inspektorë të fushave të tjera të përgjegjësisë të lokaleve afariste bizneseve, palestrave sportive duke konstatuar ekzistimin apo mosekzistimin e kushteve dhe masave parandaluese për rreziqe të përgjithshme nga zjarri, shembjet dhe mospërdorimeve racionale të tyre.
30.1.5 – Ushtron edhe detyra dhe përgjegjësit tjera sipas ligjeve në fuqi dhe akteve nënligjore qendrore dhe Komunale.
Neni 31
31.1 – Për punën e saj Drejtoria e inspeksionit me raporte javore, mujore dhe vjetore informon Kryetarin e Komunës.
31.2 – Për inspektimet e të gjitha fushave të veprimtarisë, inspektorët hartojnë proces verbalet zyrtare për të gjitha rastet veç e veç dhe vetëm nga proces verbalet me konstatimet në to sigurohet që puna e tyre të bëhet më e matshme dhe e vlerësuar, dhe jo me inspektime verbale dhe shqisore pa hartim te procesverbaleve.
31.3 – Të gjitha çështjet e drejtorisë shtyrtohet brenda drejtorisë si në nenin 15 paragrafi 2 i këtij vendimi.