Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural përcjell dhe zbaton politika zhvillimore të bujqësisë dhe zhvillimit,koordinon dhe mbikëqyre punët ne bujqësi dhe shoqatat e fermerëve.
Përgatit planet vjetore të zhvillimit dhe të prodhimtarisë si dhe përcjell realizimin e këtyre planeve.
Përgatit raporte dhe informata lidhur me prodhimtarin bujqësore siç janë : Mbjelljet pranverore , mbjelljet vjeshtore korrjet dhe realizimi i të gjitha të mirave bujqësore.
Përcjell zhvillimet dhe krijon pasqyra tabelore statistikore si dhe mban evidencën e të arriturave shkencore në prodhimtarinë e bujqësisë si dhe udhëheq evidencën mbi numrin e bagëtive sipas llojit .
Përcjell vëllimin fizik të prodhimit sipas degëve në bujqësi .
Përcjell dhe merr pjesë në realizimin e planeve vjetore dhe afate mesme të zhvillimit të blegtorisë dhe lavërtarisë si dhe përgatit analiza dhe informata.
Përcjell dhe punon në ngritjen e minifermave të reja.
Propozon dhe përcjell realizimin e programit të mbrojtjes shëndetësore të bagëtive dhe propozon masa veterinare sanitare për mbrojtjen e tyre nga sëmundjet e ndryshme .
Zbaton rregullativën ligjore nga lëmi e bujqësisë si dhe propozon vendime dhe rregullore bordit të drejtorëve dhe Kuvendit të komunës për miratim .
Përcjell dhe merr pjesë në hartimin e planeve dhe programeve për mbrojtjen dhe zhvillimin e pyjeve në territorin e komunës .
Propozon dhe harton plane për ripyllëzim .