Republika e Kosoves

Podujevë

INFORMATË NGA DREJTORIA

  • Fushëveprimtaria e drejtorisë

 

Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim ofron  mirëmbajtjen e shërbimeve publike dhe shërbimeve komunale, duke përfshirë: furnizimin me ujë, kanalizimin , trajtimin e ujërave të zeza, menaxhimin e mbeturinave dhe skemave të nxehjes lokale.

Sigurimi dhe mirëmbajtja e parqeve publike, hapësirave të hapura dhe varrezave;

Menaxhimi i investimeve kapitale në infrastrukturën publike, sidomos të kanalizimit fekal dhe atmosferik, urave, rregullimit të rrugëve me zhavorr, trotuareve,meremetimin e rrugëve të asfaltuara ,etj.

Komunat do t’i rregullojnë shërbimet e  ujit sipas marrëveshjeve mbi shërbimet të përcaktuara me rregullore.

Mbikëqyrë mirëmbajtjen e rrjetit ekzistues të ujësjellësit.

Bashkëpunon me kompanitë publike për caktimin e çmimeve për shërbime komunale .

Angazhohet për gjetjen e donatoreve për realizimin e projekteve të natyrës së njëjtë.

Cakton prioritetet për mirëmbajtjen dhe zgjerimin e rrjetit ekzistues të ujësjellësit.

Ndërtimin e sistemeve të reja të kanalizimit si dhe rrjeteve të reja të ujësjellësit .

Pastrimin, larjen dhe largimin e borës dhe akullit nga rrugët,sheshet dhe trotuaret.

Përcjell funksionimin e tregjeve komunale .

Kujdeset për trajtimin e ujërave të zeza dhe mbeturinave të ngurta.

Kujdeset për mirëmbajtjen e rrugëve në komunë.

Hartimin e planit për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera.

Vlerësimin e rrezikshmërisë, duke u bazuar në të dhënat faktike për planifikim,ndërmarrjen e    masave parandaluese për pengimin, zvogëlimin dhe eliminimin e pasojave nga fatkeqësitë elementare.

Propozon formimin e njësive për mbrojtje dhe shpëtim, kryen plotësimin e tyre me obligues dhe i kompleton ato me mjete adekuate për veprim, në rast të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera.

Harton Planin e vlerësimit të rreziqeve në komunë

Përgatitjen e programeve për aftësim të sferës së mbrojtjes dhe shpëtimit.

Kujdeset për sigurimin dhe mirëmbajtjen e rezervave të mjeteve materiale, në rast fatkeqësie.

Organizimin e funksionimit të sistemit të vështrimit, lajmërimit dhe alarmimit.

Organizimin e mbrojtjes nga zjarri, kujdeset për zbatimin dhe avancimin e masave mbrojtëse kundër zjarrit.

Komuna është përgjegjëse për transportin lokal brenda territorit të vet, në pajtim me Ligjin 2004/1 mbi transportin rrugor dhe do të ushtrojë pushtetin e vet dhe përgjegjësitë në pajtim me këtë ligj.

Koordinon aktivitetin mbi transportin publik të mallrave dhe udhëtarëve,me kompanitë publike dhe shoqatat e taksistëve.

Cakton linjat për bartjen e udhëtareve në trafikun urban.

Jep pëlqimin për regjistrimin e veprimtarisë së taksistëve ,sipas rregullorës së komunikacionit.

Bën shpalljen e ankandeve publike për automjetet e konfiskuara, të cilat nuk tërhiqen në afatin e caktuar nga pronarët.

Bashkëpunon dhe koordinon punën me Policinë e Kosovës,për rregullimin e transportit lokal.

Cakton rrugët për të gjitha llojet dhe për automjetet (taksi,autobus,parkingje të limituara)

Përkujset për shenjëzimin horizontal dhe vertikal të rrugëve.

Mbylljen e rrugëve në rast nevoje(gjatë festive shtetrore,manifestimeve,garave sportive,etj.).

Përgjegës për ndriqimin publik,tabelat reklamuese,reklamat ndriquese të firmave dhe reklamat .

Merr pjesë në mbikëqyrjen e punimeve dhe propozon anëtarë për komisionet e pranimit teknik të punëve të kryera-ndriqimi publik,

Menaxhimin dhe kontrollimin e shesheve ,që i përkasin komunës .