Republika e Kosoves

Podujevë

INFORMATË NGA DREJTORIA

  • Fushëveprimtaria e Drejtorisë

 

Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit  Planifikon zhvillimin hapësinor dhe urbanistik, përcjell dhe studion zhvillimin hapësinor brenda territorit të komunës (sipas metodologjisë bashkëkohore);

Harton programe, planin zhvillimor të komunës, planin zhvillimor urban, dhe planet rregulluese urbane të vendbanimeve dhe tërësive tjera;Ofron sugjerime dhe mendime lidhur me procedurën për miratimin e tyre dhe propozon realizimin e tyre;

Mbledh, përpunon dhe plotëson dokumentacionin e zhvillimit hapësinor, në harmoni me Ligjin për planifikimin hapësinor dhe dispozitat tjera të nxjerra në bazë të tij;

Bashkëpunon me të gjitha subjektet pjesëmarrëse në planifikimin dhe zhvillimin e qytetit dhe të komunës për hartimin e planeve hapësinore;

Merret me planifikimin urban dhe rural të komunës dhe të shfrytëzimit të tokës;

Bashkëpunon rreth konceptit të zgjidhjeve dhe përmbajtjeve të planeve rregulluese urbane;

Përcjell planifikimin urbanistik dhe projektimin dhe merret me zbatimin e tyre;

Përgatit plane të detajuara urbanistike, projektet urbanistiko-arkitektonike për lagje dhe tërësi të caktuara të qytetit dhe komunës;

Angazhohet për zvogëlimin gradual të ndotjes, degradimit dhe dëmit mjedisor, si dhe zvogëlimin ose ndalimin e atyre aspekteve ekonomike dhe të aktiviteteve të tjera që përbëjnë rrezik të madh për shëndetin e njeriut dhe mjedisin;

Bën mbrojtjen e biodiversitetit, duke tentuar arritjen e bilancit ekologjik në territorin e komunës dhe më gjerë;

Bën mbikëqyrjen për shfrytëzimin racional dhe të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe të tokës prodhuese, si dhe mbrojtjen e akumulimeve gjenetike të natyrës;

Harton programin dhe bën mbikëqyrjen e pamjeve të vlefshme të natyrës, propozon zonat e reja për mbrojtje, mbron dhe bën rehabilitimin e diversitetit dhe vlerave kulturore dhe estetike të peizazhit;

Kryen edhe detyra të tjera në pajtim me dispozitat ligjore.