Republika e Kosoves

Prishtinë

Promovimi i librit “Shteti paralel i Kosovës dhe mosbindja civile 89-99”

2024/12/10 - 3:52

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ishte pjese e promovimit të Librit “Shteti paralel i Kosovës dhe mosbindja civile 89-99”. Ky libër është një testament i jashtëzakonshëm i rezistencës sonë dhe një dritë mbi sakrificën, vetëorganizimin dhe guximin që ndërtuan themelet e shtetit tonë.

Florent Rrahmani ka sjellë një vepër të vyer, që do të shërbejë si referencë e rëndësishme për studiuesit vendas dhe ndërkombëtarë.

Kryeqyteti është gjithmonë në mbështetje të projekteve që ruajnë dhe përforcojnë kujtesën kolektive të kombit tonë.