Republika e Kosoves

Prishtinë

                                                       Historiku

Teatri “Dodona” është themeluar më 12 nëntor 1986, me vendim të Bashkësisë Punuese të Kuvendit të Komunës së Prishtinës. Në themelimin e teatrit kontribuuan Rabije Bajrami dhe Smajl Imeri, i cili më vonë edhe arriti ta vë në funksion në tërësi.

Ky teatër filloi punën më 16 maj 1987, me premierën e parë “Pylli është i të gjithëve”. Po këtë vit u propozua që teatri të emërtohej: Teatri i të rinjve, fëmijëve dhe i kukullave “Dodona”.

Kthesën e zhvillimit teatri Dodona e morri pas viteve te 90-ta kur filloi edhe shfaqje dhe premiera edhe për të rritur, Skena e Mbrëmjes .Qe nga kjo kohe e deri më sot teatri i kukullave ka shfaqur mbi 35 premiera për fëmije dhe mbi 70 premiera për të rritur të cilat u mirëpriten nga shikuesit. Në të njëjtën periudhe, pra në vitin 1992, në krye të teatrit emërohet Enver Petrovci si drejtori i parë i teatrit.

Përkundër masave të dhunshme të regjimit serb në viti 1994, teatri vazhdoi punën pa ndërprerë duke u bërë ky teatër bastion i kulturës në gjuhën shqipe. Nga ajo kohë deri në vitin 1999 teatri ka realizuar më shumë se 400 shfaqje të ndryshme, në të dy skenat.

Teatri “Dodona” është pjesëmarrës i shumë festivale kombëtare dhe ndërkombëtare. Shfaqjet e tij ishin pjesë e disa festivale anë e mbanë botës, ku u arritën edhe suksese të konsiderueshme. Vlen të përmendet edhe pjesëmarrja ne Festivalin ndërkombëtar ne Manastir të Maqedonisë, Festivali Evropian i Teatrove të Kukullave në Pogradec, Festivali i Teatrove Shqiptare në Dibër, Festivali i Kajros, Festivali i Luganos, Ditët e Kulturës Shqiptare në Paris, Ditët e Teatrit të Kukullave në Mistellbah të Austrisë etj.

Nga viti 2011, Teatri DODONA  organizon Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove të Kukullave, me mysafir nga regjioni dhe bota.

Për më shumë klikoni në:

Facebook  https://www.facebook.com/teatri.dodona/

Instagram https://www.instagram.com/teatri_dodona/

Twitter  https://twitter.com/teatridodona

 

  Statuti i Teatrit të Qytetit të Prishtinës “Dodona”

 

Organogrami