Republika e Kosoves

Ranillug

Është mbajtur seanca e tretë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Ranillugut

2022/04/28 - 1:20

Sot në sallën e Kuvendit të Komunës së Ranillugut me fillim nga ora 11 është mbajtur seanca e tretë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Ranillugut për vitin 2022.

Në seancën e rregullt morën pjesë të gjithë deputetët e Kuvendit, të udhëhequr nga kryesuesi Ivan Krstiq, si dhe drejtorët e departamenteve.

Rendi i ditës së seancës:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar

2. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit financiar për periudhën janar-dhjetor 2021

3. Të ndryshme

Të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan njëzëri.