Republika e Kosovës

Ranillug

Mjete shkollore dhe lodra për voglushët e kopshtit “Bleta Majë”

2021/11/16 - 12:16

Gjatë paradites së djeshme u dhuruan lodra dhe mjete shkollore për fëmijët e çerdhes “Bleta Majë” në Ropotovë të Madhe.

Lodra, batanije, mjete shkollore dhe rekuizita të shumta, të cilat do t’u mundësojnë fëmijëve një qëndrim më të këndshëm dhe lojë në kopsht, iu dhuruan komunës së Ranillugut nga Familja Mbretërore Karagjorgjeviq. Aksionin e ndarjes e organizoi dhe e drejtoi drejtori i arsimit, Ivan Mitkoviq.

Ai dje ka vizituar kopshtin e fëmijëve në Roportovë të Madhe dhe me atë rast i ka gëzuar fëmijët me dhurata.

Në një deklaratë nga kryetari i komunës, ata theksojnë se ky nuk është dhurimi i parë i familjes mbretërore, por miqësia dhe bashkëpunimi kanë zgjatur për një periudhë më të gjatë. – Unë jam mirënjohës për këtë dhe për shumë donacione të mëparshme të familjes mbretërore për fëmijët dhe njerëzit tanë në Ranillug.

Ne ushqejmë një miqësi të sinqertë dhe të përzemërt me familjen tonë mbretërore dhe do të bëjmë çmos për të vazhduar këtë prirje edhe në periudhën në vijim. Për ne dhe fëmijët tanë, çdo lloj ndihme është e një rëndësie të madhe, veçanërisht ndihma e Lartësisë së tyre Mbretërore, tha kryetari Aritonoviq në një deklaratë për Zyrën për Informim të Komunës së Ranillugut.