Republika e Kosoves

Ranillug

NJOFTIM

2018/11/27 - 4:20

Small Development Business Centre of Kosovo në kuadër të projektit “Analiza e gjendjes së NVM-ve dhe krijimi i strategjisë në Kosovën Qendrore dhe Lindore në Komunitetet Serbe” financuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur

Të dashur qytetarë,

Ju ftojmë të merrni pjesë në një diskutim të hapur mbi temën e situatës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në komunën e Ranillugut. Ne ju ftojmë për shoqërimj dhe të bisedoni rreth analizës së përbashkët të situatës që do të mundësojë krijimin e një mjedisi më të mirë dhe të identifikojë pengesat me të cilat ballafaqohen çdo ditë Bizneset e vogla dhe të mesme në komunat e projektit.

Projekti do të mbështesë zonën e synuar për zhvillimin dhe njohjen e potencialit të tyre ekonomik, për të rritur nivelin e njohurive dhe kapacitetit të sektorit privat, OJQ-të, të rinjtë dhe krijimin e mundësive për të mobilizuar donatorin si një udhëzues për financim pas dokumentit të krijuar.

Grupi i fokusit do të mbahet për qytetarët e komunës së Ranillugut më 29.11.2018. Në restorant “Royal King” duke filluar nga ora 12:00,

Përvoja dhe opinionet tuaja janë me rëndësi të madhe për ne, prandaj ne ju nxisim që të reagoni dhe të merrni pjesë në grupin e fokusit.

Ne Ju presim!

Sinqerisht,