2023/01/20 - 3:08
Bazuar në nenin 18, pika 18.1, 18.2 të Statutit të Komunës së Ranillugut, seanca e parë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Ranillugut në vitin 2023 do të mbahet më 31.01.2023. (e martë) në ambientet e komunës me fillim nga ora 13:00.
Për seancën u propozua ky rend dite:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar
2. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për shfrytëzimin e shpenzimeve të reprezentacioneve të telefonisë fikse dhe shpenzimet e shfrytëzimit të rimbushjes së operatorit mobil IPKO për periudhën prej 01.02.2023. deri me 31.01.2024.
3. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit të propozuar të planit lokal të menaxhimit të mbetjeve 2023-2027.
4. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit financiar për periudhën janar – dhjetor 2022
5. Raport për punën e kryetarit të Komunës së Ranillugut për periudhën 01.08.2022. deri më 31.12.2022.
6. Raport për punën e drejtorëve të drejtorive të komunës së Ranillugut dhe zyrës së nënkryetarit për komunitete për periudhën janar – dhjetor 2022.
7. Të ndryshme
Pas seancës, qytetarët mund të bëjnë pyetje dhe japin sugjerime për kryesinë komunale.