Republika e Kosoves

Ranillug

Punimi i rrethojës i shkollës së mesme të medicinës ka përfunduar

2020/02/19 - 3:26

Komisioni për Pranimin e Projekteve në Komunën Ranilug ka pranuar projektin e përfunduar të rrethojës të shkollës së mesme të medicinës në fshatin Ropotovë e Madhe.

Ky projekt infrastrukturor konsistonte në ndërtimin e 115 metrave tela me bazë betoni me mur parapet. Si pjesë e projektit, u ngrit edhe një portë dhe u rregullua toka përreth rrethojës, përkatësisht, u ndërtua një parking i ri për nevojat e shkollës medicinës dhe ambulancës në Ropotovë të Madhe. Hapësira e re e parkimit përbëhet nga 10 hapësira parkimi, ndërsa projekti përfundon sipas planit dinamik dhe brenda 30 ditëve të përcaktuara.

Kontraktori për këtë projekt ishte ndërmarrja e ndërtimit “El Group” nga Prishtina, dhe projekti u financua nga kodi i investimeve kapitale të komunës Ranillug.