Republika e Kosoves

Ranillug

U mbajt seanca e gjashtë e rregullt e Komitetit për Komunitete

2018/12/26 - 4:27

Seanca e gjashtë e rregullt i Komitetit për Komunitete u mbajt sot në ambientet e komunës së Ranillugut.

Në seancën e gjashtë me radhë në vitin 2018 morën pjesë tetë anëtarë të Komitetit të kryesuar nga kryetari Fatmir Maljoku, përfaqësues të UNMIK-ut dhe përfaqësues të OSBE-së.

Rendi i ditës i seancës:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar.

2. Raporti vjetor i Zyrës për Komunitete dhe Kthim për vitin 2018.

3. Të ndryshme.

Pas miratimit unanim të rendit të ditës dhe procesverbalit nga seanca e kaluar, raporti i zyrës së kthimit dhe zyrës së komunitetit u prezantua në seancë.