Republika e Kosoves

Ranillug

U mbajt seanca e katërt e rregullt e Komitetit për Komunitete

2019/04/25 - 1:17

Seanca e katërt e rregullt e Komitetit për Komunitete u mbajt sot në ambientet e komunës së Ranillugut.

Të gjithë anëtarët e Komitetit, të kryesuar nga kryetari Fatmir Majoku, përfaqësues të UNMIK-ut dhe përfaqësues të OSBE-së, morën pjesë në seancën e katërt.

Rendi i ditës së seancës:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar

2. Njohja e anëtarëve të Komitetit me Rregulloren e re mbi Transparencën e Komunës së Ranillugut.

3. Të ndryshme

Rendi I ditës dhe procesverbali i seancës së kaluar u miratuan njëzëri, ndërsa pika e dytë në rendin e ditës nuk shkoi në miratim.