Republika e Kosoves

Ranillug

U mbajt seanca e shtatë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

2020/09/29 - 3:10

Seanca e shtatë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa u mbajt sot në mjediset e komunës së Ranillugut.

Të gjithë anëtarët e Komitetit morën pjesë në seancën e shtatë të rregullt.

Rendi I ditës:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar,
  2. Rishikimi dhe miratimi i Planit të Buxhetit të Komunës së Ranillugut për vitin fiskal 2021,
  3. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt Rregullores për Tatimin në Pasuri të Paluajtshme për vitin 2021,
  4. Shqyrtimi i peticionit të qytetarëve të komunës së Ranilugut për mbrojtjen e mjedisit-ujërave publike-lumi Morava e Binçës në territorin e komunës së Ranillugut,
  5. Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit nga seanca e kaluar, rendi i ditës u plotësua me pikën vijuese: Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të planit vjetor për menaxhimin e vendgjuetive në territorin e komunës së Ranillugut.

Të gjitha pikat në rendin e ditës u miratuan unanimisht.