2010/11/25 - 12:00
Datë 23/11/2010-të në ora 13:00h Komunën e Ranillugut e ka vizituar zavendës shefi për politikë dhe financa në Ambasadën Amerikane në Kosovë zoti Mark Fleming, në Lokalet e Komunës në Ropotovë të Madhe. Zoti Fleming ka shfaqur dëshirën që të njoftohet me udhëheqësin e Komunës së re të Ranillugut, në takim kan marrë pjesë kryetari i Komunës zoti Gradimir Mikic, kryesusi i Kuvendit të Komunës Zoti Radojica Djokic, zavendës kryetari i Komunës për bashkësi zoti Lulzim Canaj dhe zavendës kryesusja e Kuvendit zonja Violeta Tomic.
Në bisedën që ka rrjedhur në atmosferë shumë miqësore zoti Fleming është njoftuar për situatën aktuale për punën e komunës, si dhe problemet dhe nevojat që ka komuna e Ranillugut si dhe me rrezulltatet që ka arritur Komuna e Ranillugut për 11 muaj prej konstituimit të saj.
Zoti Gradimir mikic është shprehur shumë i knaqur për interesimin e zotit Fleming për interesimin dhe angazhimin e tij për Komunën e Ranillugut. Takimi është mbyllur dhe të dy palët jan ndarë të knaqur dhe me shpres të takimeve më të shpeshta të bashkëpunimit
Komunën e Ranillugut e ka vizituar z-i Mark Fleming zavendës shef i sektorit ekonomiko politikë