Republika e Kosoves

Ferizaj

Familja Vata një histori unike e pesë mjekëve nga Ferizaj

2024/12/25 - 11:21

May be an image of 7 peopleNjë rast unik në historinë e Ferizajt e më gjerë, krenari e veçantë, rrjedhur nga familje themeltare e Ferizajt, është familja e Zyhra dhe Afrim Vatës, të cilët nga gjashtë fëmijët e tyre, pesë prej tyre janë mjekë me profesion.
Dr. Mimoza Vata, Dr. Liridon Vata, Dr. Njomza Vata, Dr. Nasibe Vata dhe Dr. Lirinda Vata janë të gjithë emra të përveçëm, të respektuar e energjiplotë duke ndërtuar karrierën profesionale në shërbim të shëndetit të qytetarëve.
Kënaqësi e veçantë e moment i rrallë, t’i mirëpres mjekët ferizajas nga familja Vata, bashkë me prindërit e tyre, që paraqesin një shembull unik, krenari padyshim për Ferizajn e gjithë vendin.